Me shpejtësi skëterrë! Aksidenti i tmerrshëm tek Ura e Daljanit, shoferi lëvizte me 300 km/h, mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës, ku një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Daljanit duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” 300 metra në ajër duke rënë në një dyqan luesh.

Për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçare e cila ishte pasagjere në makinë, ndërsa është plagosur edhe shoferi dhe 2 këmbësorë të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×