Nis më vonesë takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave/ Gazetari: Parashikohet mbledhje e gjatë, sfidat e grupit parlamentar të PS

Ka nisur me një vonesë prej 30 minutash mbledhja e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama me Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje në News24 tha se mbledhja nisi me vonesë, për shkak se kryeministri Edi Rama është parë të mbërrijë rreth orës 10:20 duke sjellë edhe shtyrjen e nisjes së orarit të takimit.

“Ka një vonesë prej 30 minutash, pasi Rama ka mbërritur rreth orës 10:20 dhe ka një shtyrje të takimit. Megjithatë mbledhja tashmë ka nisur, kjo është mbledhja e parë për këtë vit, por edhe në prag të sesionit të ri parlamentar që pritet të jetë në hënën. Parashikohet që të jetë një mbledhje e gjatë dhe janë të shumta sfidat që pritet të ketë ky grup parlamentar.  Demokratët kanë kërkuar 5 herë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, megjithatë në një njoftim zyrtar u komunikua se mbledhja të mbahet më 28 janar. Po ashtu pritet të shihet edhe qëndrimi për komisionet e reformës zgjedhore dhe atë territoriale”, raportoi gazetari.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×