
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se siguria ushqimore sot është kthyer në një alarm kombëtar.
“Siguria ushqimore sot është një alarm kombëtar për shkak për 13 vite në pushtet, Edi Rama ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë, klientë të pushtetit të tij kriminal, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një kazan mbetjesh për ushqime të kontaminuara dhe të skaduara, nga mishi me salmonelë nga Brazili, te ushqimet e skaduara të Europës e deri te qumështi pluhur e mielli i kontaminuar nga Serbia e Rusia”, tha ai.
Gjatë konferencës për mediat, Tedi Blushi shtoi se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor dhe se ka kthyer Shqipërinë në një kazan produktesh të helmuara e të skaduara.
Fjala e plotë:
Siguria ushqimore sot është një alarm kombëtar për shkak për 13 vite në pushtet, Edi Rama ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë, klientë të pushtetit të tij kriminal, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një kazan mbetjesh për ushqime të kontaminuara dhe të skaduara, nga mishi me salmonelë nga Brazili, te ushqimet e skaduara të Europës e deri te qumështi pluhur e mielli i kontaminuar nga Serbia e Rusia.
Me të gjitha pushtetet të përqendruara në dorën e tij, me çdo inspektoriat nën kontroll absolut, Edi Rama u kujtua sot të flasë për sigurinë ushqimore, kur është pikërisht ai përgjegjësi kryesor për hapjen e doganave ndaj ushqimeve të helmuara, që përfunduan pa asnjë filtër në tryezat e qytetarëve shqiptarë dhe që rritën në një shkallë të madhe sëmundjet tumorale të shkaktuara nga kontaminimet e produkteve ushqimore.
Por dëmet kolosale të Edi Ramës nuk ndalen vetëm te siguria ushqimore dhe shëndeti publik. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për falimentimin e fshatin shqiptar, shkatërrimin dhe futjen në koma të bujqësisë, të asgjësimit të produktit vendas, uljen pikiadë të eksporteve dhe detyrimin e mijëra fermerëve të braktisin tokën dhe vendin.
Shqipëria, nën qeverisjen e tij, është kthyer në koshin e mbeturinave të botës, ku futet gjithçka që Europa refuzon, produkte pa standard, pa kontroll dhe me rrezik serioz për shëndetin publik. Këto produkte kalojnë lirshëm doganat shqiptare, sepse korrupsioni qeveritar me lejen e Edi Ramës i hapi portat helmit.
Pasojat janë dramatike, jo vetëm rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por edhe goditje e rëndë për eksportet shqiptare, në veçanti për fermerët e ndershëm, që punojnë me standarde dhe sakrifica, por që janë penalizuar padrejtësisht, pasi produktet e tyre nuk arrijnë dot në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e huaja po mbyllen njëra pas tjetrës për produktet shqiptare, si pasojë direkte e mungesës së kontrollit shtetëror dhe abuzimit me kimikatet.
Kjo po kompromenton të ardhmen e bujqësisë shqiptare, e cila jo vetëm është e nënfinancuar, por për të tretin vit radhazi ka humbur edhe fondet IPARD – 112 milionë euro të ndërprera nga Bashkimi Europian, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit serioz nga drejtësia shqiptare.
Përballë kësaj situate dramatike, zgjidhja e vetme reale është projektligji për sigurinë ushqimore i propozuar nga Partia e Lirisë, i depozituar prej më shumë se një muaji në Kuvend.
Ne besojmë se siguria ushqimore nuk është luks, por e drejtë themelore e çdo qytetari dhe një detyrim kushtetues i shtetit shqiptar.
Miratimi pa vonesë i këtij projektligji, me nisjen e sesionit parlamentar, është e vetmja zgjidhje e shpejtë dhe efektive për të ndalur këtë krim të përditshëm ndaj shëndetit publik. Çdo ditë vonesë është një ditë më shumë rrezik, veçanërisht për fëmijët, të cilët po ushqehen me produkte të kontaminuara.
Prandaj, miratimi i projektligjit të Partisë së Lirisë nuk është thjesht një zgjedhje politike, por alternativa e vetme konkrete për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë krizën e sigurisë ushqimore, e cila lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me shëndetin publik, por edhe me sigurinë kombëtare.
and then