Java e 18-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Laçi, Lushnja, Burreli & Kastrioti. Skënderbeu ndalet në barazim

Kampionati i Kategorisë së Parë zhvilloi këtë të shtunë ndeshjet e javës së 18-të, me gjashtë përballje që sollën rivalitet, gola dhe emocione në çdo stadium.

Pesë ndeshje u luajtën paralelisht në orën 13:30. Laçi triumfoi në shtëpi, duke mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1. Në Pogradec, vendasit dhe Besa u ndanë në barazim pa gola, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Kastrioti regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Ilirisë me rezultatin 1-0, ndërsa Lushnja mposhti Korabin 2-0. Në Burrel, vendasit siguruan tre pikë të vlefshme pas fitores 2-0 ndaj Apolonisë.

Sfida e fundit e javës u zhvillua në Korçë në orën 16:00, ku Skënderbeu dhe AF Luftëtari barazuan 1-1, në një përballje të fortë dhe me ritëm të lartë deri në minutat e fundit.

Pas përfundimit të javës së 18-të, Skënderbeu kryeson renditjen me 41 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 36 pikë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×