Kontrollet e djeshme nga SPAK, gazetarja: Hetim i përbashkët me autoritetet italiane, lidhet me call center-at

Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe lidhen me veprimtarinë e disa call center-ave.

Kontrollet janë ushtruar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mësohet se gjatë operacionit janë kontrolluar gjashtë kate të një kulle në Tiranë, ndërsa autoritetet po verifikojnë dokumente dhe prova që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm.

Sipas burimeve, si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×