
Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë sezon. Sulmuesi dardan ka shënuar dopietë në La Liga në këtë edicion, në ndeshjen ndaj Bilbaos.
Një zbritje e shpejtë e Majorkës u finalizua me sukses nga Muriqi në minutën e pestë, i cili u tregua i saktë me një të djathtë nga brenda zonës.
31-vjeçari mori përsipër një penallti në të 42-tën minutën. Portieri kuptoi gjithçka, por në tentativën e dytë, Muriqi nuk fali. Futbollisti ka luajtur 19 ndeshje në këtë sezon.
and then