
Dinamo nuk arriti të merrte me shumë se një barazim pa gola ndaj Teutës, duke treguar edhe një herë tjetër se bregdetarët janë skuadra për t’u mundur këtë sezon dhe që Dinamo nuk ka arritur ta bëjë.
Sikur të mos mjaftonte rezultati i ndeshjeve direke, Dinamo ka edhe një problem të madh në sfidat kundër Teutës. Blutë nuk kanë arritur të realizojnë asnjë gol këtë sezon ndaj tyre në 3 ndeshjet që kanë zhvilluar dhe është skuadra që e ka bërë të vuajë jo pak. Vetëm Bylisi dhe Teuta janë dy skuadrat që këtë sezon ende nuk kanë pësuar gol nga Dinamo dhe natyrisht dy skuadrat ndaj të cilave nuk ka arritur ende të shijojë fitoren e parë.
Ndërkohë, të hënën Dinamo do të përballet në “Air Albania” me skuadrën e Vllaznisë, ku do të synojë që të rikthehet te fitorja për të vazhduar me ecurinë pozitive, pasi pavarësisht barazimit të fundit, Dinamo vjen nga 4 fitore të tjera radhazi para sfidës së fundit. Ndaj Vllaznisë, për Dinamon është sfida e hakmarrjes duke qenë se në ndeshjen e fundit ka pasur shumë polemika si për gjykimin, ashtu edhe me sjelljet e stafit të Vllaznisë, ku kujtojmë që Martini u dënua për gjeste antisportive.
Ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin “Air Albania”, teksa këtë sezon të dyja kanë arritur të marrin nga një fitore kundër njëratjetrës, Dinamo fitore 3-1 e Vllaznia 1-0.
and then