VIDEO/ “Ambasadorët e BE dhe SHBA çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do çojmë 100 mijë firma në Kongresin amerikan

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se pothuajse çdo ditë përfaqësues të vendeve perëndimore vizitojnë SPAK-un për të shprehur mbështetjen e tyre në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që i njëjti institucion sulmohet dhe linçohet nga klasa e vjetër politike shqiptare.

Sipas Shehajt, ka ardhur momenti që qytetarët të marrin anë qartë në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit, duke mbështetur nismën për mbledhjen e 100 mijë firmave, të cilat do t’i dërgohen edhe Kongresit amerikan si dëshmi e vullnetit qytetar për një drejtësi të pavarur.

Ai theksoi se politikanët që kanë mbajtur poste të rëndësishme në këto 35 vite duhet të dalin përpara drejtësisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të firmosin masivisht në mbështetje të luftës kundër pandëshkueshmërisë.

Fjala e Agron Shehaj:

Pothuajse çdo ditë një ambasador perëndimor shkon në SPAK për të shprehur mbështetjen në luftën kundër korrupsionit

Një ditë shkon e Ngarkuara me Punë e SHBA, një ditë tjetër ambasadori gjerman, pastaj ai italian, hollandez, francez, anglez dhe kështu me radhë

Por njëkohësisht SPAK-u linçohet nga klasa e vjetër politike

Një ditë e sulmon Edi Rama, një ditë tjetër Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj, Belinda Balluku, ata dhe gazetarët dhe opinionistët e tyre nëpër media.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×