VIDEO/ Vlorë, po punonte për pastrimin e kanalit, përfshihet nga flakët mjeti tip Skrep, nuk ka të lënduar

Një ngjarje është regjistruar pak momente më parë në lagjen “10 Korriku”, ku një mjet i rëndë i llojit skrep, i angazhuar në pastrimin e kanalit të Siavit, është përfshirë nga flakët gjatë punës.

Whatsapp Image 2026 01 17 At 17.18.58 (1)
Whatsapp Image 2026 01 17 At 17.18.58 (1)

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka pësuar mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar. Situata është vënë nën kontroll, ndërsa shkaqet e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×