
Një ngjarje është regjistruar pak momente më parë në lagjen “10 Korriku”, ku një mjet i rëndë i llojit skrep, i angazhuar në pastrimin e kanalit të Siavit, është përfshirë nga flakët gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka pësuar mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar. Situata është vënë nën kontroll, ndërsa shkaqet e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.
and then