
Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e tij të takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur sot në qytetin e Lezhës, ku u zhvillua një takim i mbushur me emocione dhe brohorima nga salla.
Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij, Salianji theksoi rëndësinë e mesazhit që qytetarët i japin Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi. “Kjo sallë është mesazh për një sistem që po bie nën peshën e korrupsionit të vet, por është edhe një mesazh për ne, sepse njerëzit presin më shumë nga PD: guxim, qartësi dhe fitore,” u shpreh ish-deputeti, duke e cilësuar takimin si një mbrëmje frymëzuese për demokratët e Lezhës.
Salianji bëri thirrje për bashkim të demokratëve dhe të gjithë popullit opozitar rreth PD-së, duke nënvizuar nevojën për rotacion dhe për të rikthyer normalitetin në vend. “Të bashkojmë demokratët, popullin opozitar rreth saj, të sjellim rotacionin. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim pa frikë, pa ndalim. Koha e ndryshimit ka ardhur dhe nuk do ndalojmë asnjë moment. Ky është premtimi im para jush,” përfundoi ai, ndërsa i dha fund fjalës me brohorima dhe mesazhe për fitore.
and then