PD paketë 4 mld euro 2026–2040, Dorjan Teliti: Alternativa jonë politike, zgjidhja për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka prezantuar paketën 4 miliardë euro që PD ka hartuar për zgjidhjen e shumë problematikave në vend që do të frenonin emigrimin.
Teliti, në një status në facebook, shkruan se kjo paketë vjen si alternativë politike e PD, në kohën kur ccmimet rriten çdo ditë dhe pagat dhe pensionet mbeten më të ulëtat në rajon.
“Familjet mezi përballojnë jetesën, të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, ky është realiteti ekonomik&social i shqiptarëve sot. Shqipëria po varfërohet dhe po zbrazet, sepse politikat aktuale nuk prodhojnë mirëqenie, por varfërim dhe emigracion”, shkruan Teliti.

Mesazhi i plotë

Jetojmë në kohë të vështira. Cmimet rriten çdo ditë, pagat dhe pensionet mbeten më të ulëtat në rajon, familjet mezi përballojnë jetesën, të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, ky është realiteti ekonomik&social i shqiptarëve sot. Shqipëria po varfërohet dhe po zbrazet, sepse politikat aktuale nuk prodhojnë mirëqenie, por varfërim dhe emigracion.
Paketa 4 miliardë euro 2026–2040 e Partisë Demokratike është alternativa politike ndaj këtij modeli të dështuar dhe adreson rrënjën e një sërë problemesh, duke filluar nga:
Mbështetje reale për familjet – bonus për lindjet, pagesa mujore për fëmijët dhe lehtësim të shpenzimeve për arsim e shëndetësi.
Lehtësim fiskal për të rinjtë – duke filluar me përjashtimin nga TAP për të rinjtë.
Strehim i përballueshëm për çiftet e reja – kredi të buta dhe subvencione direkte për banesën.
Punë dhe prodhim vendas – mbështetje konkrete për bujqësinë, zonat rurale dhe hapjen e linjave të reja të prodhimit.
Rikthim dhe qëndrim në Shqipëri – politika konkrete për ndalimin e emigracionit dhe kthimin e shqiptarëve në atdhe.
Paketa 4 miliardë euro do bëjë të mundur të jetuarit me dinjitet në Shqipëri, jo për ta braktisur atë.
Paketa 4 miliardë euro është një arsye më shumë për të protestuar në 24 janar, pasi Shqipëria ka nevojë për ndryshim kursi dhe vizion afatgjatë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×