
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot foltoren e radhës në qytetin e Lezhës, ku Pallati i Kulturës u mbush me një numër të madh demokratësh të mbështetur nga entuziazmi dhe përkushtimi i tyre.
Gjatë takimit, Salianji u prit me brohorima dhe duartrokitje nga pjesëmarrësit, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për angazhimin e tij politik dhe vizionin për rikthimin e PD-së në pushtet.
Salianji paralajmëroi se këto foltore dhe takime me bazën do të vijojnë në çdo skaj të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe mobilizimit të demokratëve për të arritur ndryshimin e shumëpritur në vend.
and then