
Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se zonat e prekura nga defekti kanë marrë energji.
OSHEE njoftoi se rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.
Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.
Institucionet e rëndësisë së vepantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.
Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj.
and then