“Elisa njihet për deklaratat e forta, krahasonte Ramën me Skënderbeun”/ Avenir Peka: Sot gjuha e trupit e ‘tradhtoi’ e dinte që po fliste broçkulla

Ekspert i çështjeve të Sigurisë Avernir Peka komentoi në emisionin “Studio24” në News24, letrën e Presidentit Donald Trump dhe deklaratën e ministres së Jashtme Elisa Spiropali për Bordin e Paqes për Gazën.

Gjatë intervistës, Peka tha se vetë ministrja Spiropali ishte në siklet edhe për ato se çfarë po deklaronte sepse sipas tij ishte e vetëdijshme që po “fliste broçkulla”. Më tej theksoi se

“Elisa dallohet për deklarata të forta siç janë ato që krahasonte Ramën me Skënderbeun. Por po të shohësh gjuhën e fytyrës dhe trupit është në siklet sepse e di që po këput broçkulla. Spiropali është Ministrie e Jashtme dhe i drejtohet audiencës së Jashtme. Kryeministri do të dëgjohet nga dikush tjetër që është i rëndësishëm dhe ka nxjerrë ministren e vet për t’ja thënë”, tha ai.

Më tej Peka Shqipëria sipas tij duhet të jetë pjesë e këtij Bordi të Paqes, duke thënë se Shqipëria ka marrëdhënie të mirë me të dy palët edhe me Palestinën, por edhe me Izraelin.

“A është Shqipëria vendi që duhet të marrë pjesë? Për mua po, sepse jemi anëtar i NATO, por edhe sepse politika e jashtme ka pasur si shtyllë kurrizore afrimin me politikën e jashtme të SHBA, edhe qeveritë e mëparshme kanë qenë në të njëjtën linjë”, tha ai, duke shtuar: “ Rama është i ftuar si Shqipëri, kakofonia që u ftua si person është qesharake. Nëse do ishte si vlerësim për Ramën do ftohej të ishte për Bordin Ekzekutiv”,.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×