
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e pyetur nga gazetarët në lidhje me një vizitë të mundshme të vajzës së presidentit amerikan Donald Trump në Shqipëri, u shpreh se t gjithë qytetarët amerikanë janë të mirëpritur në vendin tonë.
Sipas Spiropalit partneriteti me SHBA nuk është lëkundur, ndërsa pyetjes mbi ishullin e Sazanit, ministrja tha se plani është zhvillimor.
“Ivanka Trump, jo vetëm familja e presidentit por të gjithë qytetarët shqiptarë janë të mirëpritur. Nuk ka plan as për falje tokash as për dhënie të territoreve shqiptare,. As SHBA as Trump dhe as familja e tij nu pret që Shqipëria të falë toka. Ka projekte serioze zhvillimore dhe jemi krenar për to, si për programe e projekte të tjera.”, tha ajo.
and then