
Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Redon Qirjazi, gjatë diskutimit në “Studio 24”, për ftesën e Trump drejtuar Ramës për të marrë pjesë në Bordin e Paqes në Gaza, tha se kjo është tipike e diplomacisë shqiptare, që të mos mendojë me kokën e saj, por të ketë një qasje “yes man” sidomos ndaj SHBA-së, sic ishin betejat diplomatike, muxhahedinët, ujgurët.
“Kemi qenë aleatë tifozë të SHBA-së. Jemi para një paradoksi sic thotë populli “jep 5 lek të futesh në valle dhe hedh 100 e nuk del dot.
Do të thotë që marrja pjesë në këtë bord do të sillte pakënaqësira të shumë vendeve të tjera që nuk duan të jenë. Nëse ti merr anë, do ta kesh të vështirë të ruash balancën strategjike, si Kina e Rusia, që nuk e dimë se kush do ta financojë.
Unë nuk mendoj që Shqipëria ka shumë, nuk mendoj se Bordi i Paqes ka nevojë për mendjen shqiptare, sepse mendoj se e para, të tregosh që ke aftësinë për të bërë diplomacy të atij niveli, duhet të tregosh se je i matur”, tha eksperti Qirjazi.
Redon Qirjazi: Është një shprehje “jep 5 lek të futesh në valle dhe hedh 100 e nuk del dot.
Do të thotë që marrja pjesë në këtë bord do të sillte pakënaqësira të shumë vendeve të tjera që nuk duan të jenë. Nëse ti merr anë, do ta kesh të vështirë të ruash balancën strategjike, si Kina e Rusia, që nuk e dimë se kush do ta financojë.
Unë nuk mendoj që Shqipëria ka shumë, nuk mendoj se Bordi i Paqes ka nevojë për mendjen shqiptare, sepse mendoj se e para, të tregosh që ke aftësinë për të bërë diplomacy të atij niveli, duhet të tregosh se je i matur. Është e qartë se Trump kërkon të vendosë një skizëm të ri në rendin global, zhbën aleanca të vjetra dhe krijon të reja.
Nëse kemi aspirata për tu afruar me politikat e BE, sigurisht duhet ta vlerësojmë, ka një lloj fraksioni gjeostrategjik mes Evropës dhe SHBA-
and then