Kupa e Botës 2026/ E bujshme, përfaqësuesja gjermane “kërcënon” me bojkot nga aktiviteti

Një lajm i bujshëm ka trazuar ujërat kur dalëngadalë po i afrohemi startit të Kupës së Botës 2026.  Përfaqësuesja gjermane po vlerëson mundësinë e një bojkoti të turneut. Kjo masë drastike, e shfaqur si një mjet presioni politik ndaj Shteteve të Bashkuara, do të rrezikonte pjesëmarrjen e kombëtares gjermane, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin në fushë për kompeticionin që nis më 11 qershor.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ministrja gjermane e Sportit, e cila ka dashur të ndajë qartë planet, duke sqaruar se një vendim i tillë me peshë sportive nuk i takon qeverisë: “Përgjegjësia është e shoqatave përkatëse, në këtë rast e federates gjermane të futbollit dhe FIFA-s”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×