Kupa e Botës/ Colturi kërkon të lërë gjurmë: Shmang presionin dhe ia dal

Lara Colturi synon që të  lërë gjurmë në Kupën e Botës. Skiatorja shqiptarja po stërvitet në Val di Fassa, përpara fazës më të rëndësishme të sezonit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Rai, Colturi nuk hezitoi të tregonte për objektivat.

“Do të përpiqem ta shikoj si një garë si të tjerat duke shmangur presionin. Do të përpiqem të skijoj ashtu si në stërvitje dhe ta shijoj.

Do të jem si në garën e slalomit dhe atë të slalomit gjigant dhe do t’i shikoj si gara të Kupës së Botës, pasi do të jenë të njëjtat kundërshtare”. Të martën në Kronplatz, mbahet një nga etapat e fundit para Lojërave Olimpike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×