“Lubi Balluku me nënqeshje prej krimineleje i thonte qytetarëve se unë ju vjedh!”, Klevis Balliu: Sot bashkëhajdutët votuan për t’i mbyllur gojën opozitës

Deputeti i PD, Klevis Balliu, mori fjalën i pari në Foltoren e PD para Kryeministrisë, ku përmendi ndër të tjera dhe prezencën sot në Kuvend të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, lubi Balluku me arrogancën më të madhe, me një nënqeshje prej krimineleje shikonte jo deptuetët e PD, por qytetarët.

“U thonte në sy se unë ju vjedh dhe unë qëndroj këtu bashkë me Edi Ramën sepse bashkë me të kam vjedhur”, tha Balliu.

Klevis Balliu: Sot në parlament pamë se si lubi Balluku me arrogancën më të madhe, me një nënqeshje prej krimineleje shikonte jo deptuetët e PD por qytetarët ku u thonte në sy se unë ju vjedh dhe unë qëndroj këtu bashkë me Edi Ramën sepse bashkë me të kam vjedhur.

Unë qëndroj këtu me 300 apartamente ndërsa ju nuk blini dot një shtëpi. Unë qëndroj këtu sepse në vjedhjet e mia kam kapur dhe Edi Ramën. Dhe të gjithë bashkëhajdutët e pushtetit votonin për ti mbyllur gojën opozitës. Opozita nuk lejohet të flasë për qytetarët sepse duhet të mbrohet Ergys Agasi, sepse pas cdo denoncimi janë kartelet e Edi Ramës.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×