Muçi mahnit Turqinë, tjetër gol dhe paraqitje fantastike, shkëlqen edhe Shpendi (VIDEO)

Pas spektaklit në Kupë, Ernest Muçi vijon me paraqitjet fantastike edhe në kampionat, këtë herë duke realizuar një gol trepikësh, një gol fantastik në minutën e 91-të. Trabzonspor i falet edhe një herë sulmuesit kuqezi, me këtë të fundit që po mban Trabzonspor në garë për titull në një kohë kur ekipi i tij e sheh veten në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve, 5 më pak se Galatasary kryesues.

Në transfertën kundër Kocaelispor, Trabzonspor vuajti jo pak ku u desh një kryevepër e Muçit në minutën e 91-të për t’i dhuruar fitoren pas suksesit 1-2. Ky ishte goli i tij i tetë sezonal në kampionat, i 10-ti këtë sezon në të gjithë turnet.

Pas ndeshjes, Muçi nuk e fshehu gëzimin për këtë gol dhe për këtë fitore: “Kjo ishte një nga ndeshjet më të vështira të sezonit. Skuadra jonë e meritoi fitoren, luftuam për çdo top. Unë jam shumë i lumtur, këto ishin 3 pikë shumë të merituara”, u shpreh Muçi ndër të tjera.

Një paraqitje fantastike dhuroi këtë javë edhe Kristjan Shpendi. Sulmuesi kuqezi realizoi një “dopjetë” golash për Cesena-n në sfidën kundër Reggiana-s. Me këtë dy golësh, Shpendi ngjitet në kuotën e 8 golave në Serie B.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×