Nis sot sesioni parlamentar, Berisha: Nuk kemi bojkotuar, do jemi në seancë si zëri i qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se demokratët do të jenë sot pjesë e seancës plenare në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai u shpreh se PD nuk ka bojkotuar dhe do të jetë në Kuvend për të qenë zëri i qytetarëve.

“Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin. Do të jemi aty për të qenë zëri i qytetarëve. Më 24 janar do t’i japim përgjigjen e merituar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës.
Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do thonë fjalën e tyre.
Kjo është përgjigja ime për ta”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×