“Nuk duhet të ketë kthim pas”, Ethem Aga: Protesta e 24 janarit, jo vetëm e PD-së. Ejani për të mos ikur nga bulevardi!

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga, i ka bërë një thirrje të fortë publike qytetarëve në prag të protestës kombëtare të PD-së, të paralajmëruar për datën 24 janar, duke kërkuar një mobilizim masiv dhe vendosmëri maksimale.

Në një postim të gjatë në Facebook, Aga thekson se protesta e 24 janarit nuk duhet të jetë si protestat e mëparshme, as në formë dhe as në qëllim. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në krizën më të thellë politike, ekonomike dhe ligjore, ndërsa koha po kthehet në armikun më të madh të qytetarëve.

“Ejani për të mos ikur. Mos të lëvizim nga bulevardi më 24”, u shpreh Aga, duke nënvizuar se numrat nuk mjaftojnë, por protesta ka nevojë për ide, vendosmëri dhe një qëllim të qartë se ku synon të arrijë.

Ai thekson se edhe pse protesta është thirrur nga Partia Demokratike, ajo duhet të shndërrohet në një protestë qytetare, ku flamuri kombëtar të jetë mbi çdo flamur politik. Sipas Agës, pjesëmarrja e qytetarëve të paangazhuar politikisht është thelbësore, jo thjesht për të mbushur sheshin, por për të rikthyer shpresën dhe për të vendosur standarde të reja për të ardhmen.

“Çdo ditë që kalon mban në këmbë një qeveri të korruptuar. Çdo minutë që ikën është vdekje e ngadaltë e demokracisë”, shprehet ai, duke e cilësuar situatën si emergjencë kombëtare.

Aga u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të PD-së që të jenë në shesh, duke e quajtur këtë një detyrim moral dhe shpirtëror, pasi sipas tij opozitarizmi politik është garancia e vetme që Shqipëria të mos rrëshqasë drejt diktaturës.

“Kthim pas nuk duhet të ketë. Sakrifica duhet nisur nga vetja”, përfundon Aga, duke e cilësuar protestën e 24 janarit si një moment vendimtar për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×