“Rama pranë rrokullisjes së madhe”, Berisha kujton “Makbethin”: Do t’i hidhte plumb të shkrirë në vesh Lubi Ballukut nëse…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, e ka krahasuar situatën mes kryeministrit Edi Rama dhe zv kryeministres Belinda Balluku, me ngjarjet që ndodhin te “Makbethi”.

Në një komunikim për mediat jashtë godinës së SPAK , Berisha u shpreh se Rama ndodhet pranë rrokullimës së madhe, ndërsa tha se kreu i qeverisë do ta “lëshonte” Ballukun nëse në dosje nuk do të dilte masivisht dhe emri i tij.

“Asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe. Ai është në procesin e rrokullimës së madhe. Rama po fshihet pas Lubisë sepse e di që në mënyrë absolutë, fill pastaj do të jetë radha e tij të jet krah disa. Ju kujtohet Makbethi se si i hodhi vaj të nxehtë në vesh, Lubisë do t’i hidhte plumb të shkrirë në vesh nëse në dosje nuk do të ishin dy rreshta për të dhe një për Ballukun”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×