Trajneri i Partizanit pas ndeshjes: U zgjidh atëherë kur duhet, fitore e merituar

Tekniku i Partizanit, Oltijon Kërnaja komentoi fitoren 2-1 ndaj Teutës.

“Aktivizimi i Skukës? Ndoshta duhet të ishin pak më shpejt, por duke parë se duhet të bënim presing larg, me Tomën dhe Kontreras, kishim zgjedhur një mënyrë tjetër. Në momentin e duhur, u zgjidh si duhet.

Ne e kishim menduar të zbrisnim Ismailin, të bënim katërshe, të linim Koten të lirë mes linjave. Duke ditur se Teuta 4-4-2 me presing. Funksionoi në pjesën e parë, t’i japim meritë Teutës që ka disa javë që nuk humbet. Është i fortë dhe nuk pëson shumë gola. Ne kishim pak probleme në organizim duke parë që dyshja në mbrojtje në qendër e ka ndeshjen e parë.

Ndoshta dhe Kote që doli nga loja për shkak të gjendjes fizike, për lodhje, se nuk ka shumë minuta. Na bëri të provonim në tranzicione pozitive. Lojtarët tonë janë të fortë, kishim shumë raste dhe erdhi një gol nga pakujdesia, Janjeva ishte rrëzuar në momentin e kornes. Top pa shumë pretendime i Teutës dhe i falëm kornen. Jazxhi është një ndër lojtarët më të mirë në Shqipëri. Sot aktivizuam Sulon, 20-vjeçar, për herë të parë në Superiore, për shtatlartësinë. Falë çunave arritëm të fitonim.

Aktivizimi i Sulos, a ishte i nxituar? Nëse nuk do kemi guxim, problem është të fusim djem të rinj, problem mos të fusim. Ne e futëm për shkak të shtatlartësisë. Teuta futi të gjithë të gjatët. Ne kishim mangësi në centimetra, zgjodhëm atë në vendin e Buxhelajt për shkak të shtatlartësisë. T’i japim dorë një lojtari të ri, është me perspektivë”-tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×