“Vetëm dy seanca normale në katër muaj”, Gjekmarkaj i prerë në Konferencë e Kryetarëve: Mos guxoni të merrni peng drejtësinë, do të keni përballë opozitën!

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, u shpreh katër muajt e fundit të 2025-ës kanë qenë muajt më të shëmtuar të parlamentarizmit.

Sipas tij vetëm dy herë është arritur që të bëhet debat normal parlamentar në 11 seanca, ndërsa ka shtuar se në 2026 duhet të shihet si prioritet mos marrja peng e drejtësisë

Fjala e plotë:
Ju Zoti Kryetar na uruat Vitin e Ri dhe unë ju uroj vit të mbarë secilit në plan personal, po këtu nuk jemi përfaqësues të vetes dhe të shtëpive tona, por të qytetarëve të cilët shohin një Parlament të bllokuar!
Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq!
Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shemtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga fjala e opozitës, të përfshirë nga skandalet tuaja!
Që të kemi vit të mbarë duhet që drejtësia të mos merret peng, që viti mos të fillojë me hungërima, përçarje e çjerrje se si doni t’i tregoni vendin opozitës!
Ju them: mos guxoni!
Do ta keni përballë Opozitën në Kuvend dhe sheshët e Shqipërisë!
Meqë zoti Balla iu referua raportit të OSBE/ODIHR, i them se ai raport jua rrëzoi zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, ato dy të tretat që ju thoni!
Zoti Balla foli për një Shqipëri që nuk ekziston, foli për vizione, duke shmangur atë që Shqipëria reale pret të dëgjojë, atë që qytetarët duan: dënimin e korrupsionit. Çfarë keni për të thënë për drejtësinë e marrë peng me dhunë nga mazhoranca, për sekserin a taksidarin e republikës që ta ka pushuar nga puna edhe ty si ministër a ndonjë tjetër këtu!
Hakmarrja e drejtësisë, jo “hakmarrja për drejtësi”, do të bjerë mbi ju, nga brenda, nga jashtë. Kësaj dialektike nuk i shmangeni dot.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×