
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se diktaturat nuk rrëzohen me votë. Ai shtoi se diktaturat autoritare edhe totalitaret, përmbysen vetëm në një rrugë; me revoltë popullore.
“Ata të cilët besojnë se mund ta përmbysin diktaturën me votë, mashtrojnë veten e tyre”, u shpreh ai..
Pjesë nga fjala e Berishës
Ky realiteti i Shqipërisë. Në diktaturën e dytë thashë ligji nuk ekziston. Ka dy muaj që prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Lubi Ballukut, dhe asgjë nuk ndodh.
E mbron Edi Rama me të gjithë forcën e tij, pavarësisht se ajo në historinë e këtij vendi nuk gjendet një e dytë, përveç Edi Ramës, që të ketë vjedhur këtë shqiptarë, popullin e vet sa ç’ka vjedhur ajo. Dhe tani, urdhër-arrestet, urdhër-pezullimet hidhen në kosh.
Dhe unë ua them ju këtu, a do t’ia heqë apo jo, a do ta shkarkojë apo jo, ajo është një anë, por imunitetin nuk ia heq dot ai. Sepse në momentin që ulet në bankën e të akuzuarës, ajo thotë kam zbatuar çdo urdhër nga ky. Dhe i ka zbatuar. Nuk gënjen. Jo. Nuk gënjen se duhet të jemi të drejtë. Në Ankara nuk e ka marrë Belinda Ramën me vete, jo e ka marrë Rama Belindën me vete. Për t’i dhënë 50 milionë euro më shtrenjtë, për të ndarë 50 milionë euro.
Thumanë-Kashar, tuneli i Llogarasë, etj., etj. Paratë e tunelit të Llogarasë dhe këtu mbeten pa drita spitalet, mbeten pa ilaçet të sëmurët, mbeten rrugët copë-copë. Ajo është vetëm njëra nga ato afera të tjera shumë më të mëdha.
Ka ndodhur, aq sa mund t’ju them, që nga 67 miliardë euro që ka administruar kjo qeveri hajdute, në mënyrë absolute 90% minimumi, 90% i kanë vjedhur, shpërdoruar. I kanë vjedhur, shpërdoruar.
Mos harroni, për ndonjërin që i duket tepër kjo, e pyes ku është djegësi i Tiranës? 130 milionë. Merreni pak, tenderat e fituar nga baxhanaku i Ramës me emër tjetër.
Mirlinda e AKSHI-t. 60 milionë, pa asnjë blerje, pa asnjë shitje, pa asnjë shpenzim, vetëm rrogat e ndërmarrjes, 98% fitimi. 98% vjedhje. Merreni në çdo qelizë, në çdo aspekt. Prandaj dhe Rama nuk e lëshon Belindën. E dëgjuat vetë. Se Mirlinda, që është në fakt, në fakt shumë shpesh prestonome e Lindës së Surrelit, që del dhe i bën avokatinë tani dhe për studio, bashkëshortit hajdut në vend se t’i thotë mos vidh, qytetarët del bën avokatinë e saj në studio të ndryshme.
Pra, Mirlinda për të cilën thotë unë kam respektin maksimal. Dy pengmarrje, o miq. Dy pengmarrje. Dy biznesmenë, dy prokuratorë biznesmenë janë marrë peng se guxonin të paraqisnin oferta të cilat, tendra të cilat duhet t’i fitonte me çdo kusht baxhanaku dhe askush tjetër.
Nuk ka pse të ndalem gjatë sepse ju vetë jeni të vetëdijshëm në zinxhirin e pafund të krimeve që këta kanë kryer. Por tani ne jemi në një moment kritik. Në një moment kritik të ekzistencës sonë. Të përmbushjes së misionit tonë. Asgjë s’do përcaktojë më shumë fatin e Partisë Demokratike, fatin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar sesa përmbushja e misionit tonë. Përmbysja e këtij regjimi. Diktaturat nuk janë të lehta për t’u përmbysur. Janë shumë të vështira.
Por diktaturat autoritare, edhe totalitaret, përmbysen vetëm në një rrugë: me revoltë popullore. Ata të cilët besojnë se mund ta përmbysin diktaturën me votë, mashtrojnë veten e tyre. Më thjesht, të harrojmë çdo gjë. Gjithçka. Por të vijmë me datën, po marr zgjedhjet e fundit, të vijmë me datën 8 Maj të 2025-ës.
Narkodiktatori del dhe njofton se fala të gjitha gjobat dhe kamatat. A e dini ju sa ishin ato? Ato ishin 10 herë më shumë se ç’imagjinoja unë që kam qenë kryeministër. Jo më ju. Unë, nga ndrojtja se po ju mashtroj, thashë se këto ishin 200 milionë euro. Ato ishin 2 miliardë euro. Nga faturat që dolën më vonë. Ishin 2 miliardë euro. Ato vetëm ato, interesonin 200 mijë familje. Nuk ka zgjedhje me diktatorët. Kurrë. Urdhëroni, nuk po numëroj 10 faktorë të tjerë, po marr vetëm këtë.
Jo një populli me një elektorat 1 milion e 400 mijë apo 500 mijë, po edhe një popull me elektorat 3 apo 4 milion votues, 2 miliardë euro ia rrëzojnë zgjedhjet. Kurrë një kryeministër që beson në dinjitetin njerëzor, beson në lirinë, beson në votën, nuk mund të bëjë një akt të tillë.
Ju garantoj se Edi Rama është i gatshëm të bëjë siç bën çdo akt në mënyrë që të mbajë karrigen. Mund të rreshtoj një seri aktësh të tjera të tij antikushtetuese, antiligjore. Mobilizoi të gjitha kartelet e drogës dhe bandat kundra jush, kundër votës suaj.
Por ka një dallim të madh sot. Cili është dallimi? Ne ia dolëm ta gozhdojmë. Ia dolëm ta paraqesim para të gjithë botës siç është. Siç është: një armik i egër i votës së lirë. Siç është: një narkodiktator.
Siç është: një shkatërrimtar i kombit të tij. Shtatë rezoluta në një hark kohor 14 mujor pohojnë të gjitha këto. Dhe mbështesin ju, mbështesin ne, në të gjithë përpjekjen tonë. Kjo është arritje jo e vogël për ne. Është motivim. Ju keni qenë ndërësia.
and then