
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 22:00 në qytetin e Laçit, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit A. Z. dhe G. Xh.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. Xh.
Gjithashtu, drejtuesi i mjetit G. Xh., 23 vjeç, dhe pasagjeri tjetër L. F., 23 vjeç, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.
Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
and then