BKH dhe SPAK aksion tek Call Centerat/ Bomba e ish-drejtorit të policisë: Grupet kriminale, listë pagese nga polici i thjeshtë, tek tatimet dhe inspektori i punës

Ish-drejtori i policisë, Arben Hajdarmataj, ka lëshuar akuza të forta ndaj policisë së shtetit dhe strukturave të tjera përgjegjëse të cilat lejojnë aktivitetin e Call Centerave që ushtrojnë aktivitet kriminal duke mashtruar qytetarët.

Hajdarmataj tha se rasti i fundjavës, ku SPAK dhe BKH zbuluan një pikë  e cila  mashtronte qytetarë italianë dhe europianë, përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha të ndryshme, tregon se policia e shtetit nuk ka vepruar prej vitesh, pasi ajo paguhet nga grupet kriminale.

Arben Hajdarmataj:  Përgjegjësia kryesore e parandalimit të cdo lloj krimi është tek policia e shtetit. Sepse kjo strukturë duhet të parandalojë cdo aktivitet kriminal, kjo s’ka funksionuar.  Ka 10 vjet aktiviteti i call centerave, por 10 vitet e fundit është zhvilluar.

Kemi ndërkombëtarët në mes, po të ishte për shqiptarët nuk do të kishte rezultate. Cdo Call Center në Tiranë është i dukshëm. Por grupet kriminale kanë listë pagesat nga polici i thjeshtë, shefi i komisariatit, tatimet, inspektori i punës, listëpagesë kanë dhe bastet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×