Dhjetëra milionë euro për Vedat Muriqin, Mallorca e vendos në “ankand” pas formës së shkëlqyer

Vedat Muriqi nuk do të largohet nga Majorka lehtësisht, ndërsa po kalon një formë të shkëlqyer. Sulmuesi i klubit spanjoll është në kuotën e 14 golave në La Liga dhe vetëm Kilian Mbape ka bërë më mirë. Kështu Fenerbahçe nuk do sigurojë shërbimet e tij, për shifrën 12 milionë euro që është raportuar më parë.

Majorka ka sinjalizuar gjigantët turq, që për Muriqin tashmë janë disa oferta. Klauzola e lirimit nuk bëhet e ditur zyrtarisht, megjithatë raportohet të jetë mes 40 dhe 50 milionë euro.

31-vjeçari është kthyer në kulmin e tij te Majorka. Vetë klubi spanjoll shpenzonte te Lacio rreth 9 milionë euro për ta afruar. Do të jenë të gatshëm ta largojnë, vetëm nëse bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×