
Gazetarja Lindita Çela e ftuar në “Studio24” në News24, foli për operacionin e zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë, ku u godit rrjeti që funksiononte me mashtrime të Call Center.
Gjatë intervistës, gazetarja Çela bëri një kronologji të zhvillimeve të këtij operacione, duke shkuar më tej në mënyrë se si kanë funksionuar këto kompani dhe se si arritën të gjenin terren në vend.
“Kompani që ushtronin këtë aktivitet ishin në një nga zonat më në qendër të Tiranës. Mënyra ku ata vepronin, ndoshta mund të çojë në element për të parë implikimin e personave të tjerë të përfshirë. Edhe më herët ka pasur operacione për goditjen e mashtrimeve në Call Center. Përse përfshihet Shqipëria dhe kush ka qenë elementi kryesor, ishte edhe për faktin kemi një rini të korruptuar. Kushdo që rekrutohej aty funksiononte në tre nivele, e kemi quajtur fabrika e mashtrimit, niveli i parë i punonjësve që ishte niveli i pagës, dhe ishin ata që quheshin punëtorë të rekrutuar që bënin vetëm telefonata. Në 8 orë të punës duhet të bënin mbi 50-100 telefonata dhe detyra e tyre ishte të bënin identifikimin. Trajnime bëheshin jo vetëm në zyra shqiptare. Niveli i dyte kishte të bënte me personat që arrinin t’i bindnin telefonuesit dhe pagat e këtyre shkonin 1 mijë deri në 2 mijë euro dhe funksiononte edhe metoda e shpërblimit. Kishte promovime në festa e darka të shfrenuara. Shqetësuese për Shqipërinë është se në 2019-2020 autoritete ligjzbatuese të vendeve të BE kanë ngritur shqetësimin në organet shqiptare”, tha ajo.
and then