Kultivonin kanabis në dy apartamente në Sarandë! Arrestohet administratori i pallatit, sekuestrohen 157 bimë narkotike e 18 kg drogë

Operacioni policor i koduar “Administratori” ka finalizuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

Gjatë aksionit, forcat e policisë kanë sekuestruar 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 18 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Policia ka arrestuar në flagrancë administratori i pallatit ku ishte përshtatur ambienti për këtë veprimtari kriminale, shtetasin E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, i cili u akuzua për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa u procedua penalisht edhe bashkëshortja e të arrestuarit, M. B., 45 vjeç.

Kontrolli i realizuar në dy apartamente të katit të nëntë të një pallati 9-katësh në lagjen nr. 2 të Sarandës ka çuar në zbardhjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, të përdorura për mbështetje të aktivitetit të kultivimit të kanabisit. Pjesë e sekuestrimeve janë edhe pajisje të tjera si llamba elektrike, kondicionerë, ventilatorë dhe filtrat e ajrit, të cilat përdoren për mbajtjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×