Lecce e “fiksuar” pas Ramadanit, aktivizon të drejtën e rinovimit

Në Itali nuk kanë më asnjë dyshim: Lecce ka aktivizuar të drejtën për të rinovuar kontratën me Ylber Ramadanin deri në 30 qershor 2027. Kontrata aktuale skadonte në fund të këtij sezoni, qershor 2026.

Ramadani rifitoi statusin e tij këtë sezon, duke u rikthyer sërish në një titullar fiks pasi është aktivuar në 20 ndeshje, ka munguar vetëm në një rast, për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve.

Di Francesco beson shumë te Ramadani, aq sa spostoi Medon Berishën përpara për t’i bërë një vend Ramadanit. Me këtë lëvizjë, Lecce largon Ramadanin nga merkato.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×