Lidhja e Call Center me kriptomonedhat/ Kadillari ‘zbërthen’ skemën e mashtrimit: Dhjetëra shqiptarë kanë rënë pre e Crypto-s

Në emisionin “Studio24” Fation Kadillari ekspert i kriptomonedhave ka analizuar me detaje se si funksionon fenomeni i kriptomonedhave, duke u ndalur edhe tek lidhjet me Call Center. Gjatë intervistës, ai shpjegoi se fenomeni i çështjes së Call Center është shumë i vjetër, pasi mashtrimet kanë funksionuar edhe me kompani telefonike apo me produkte të ndryshme.

Ai nënvizoi se metodologjia që ata përdorin është shumë e re dhe këtu futet çështja e kriptomonedhave, dhe kjo sipas tij është sfida e shoqërisë edhe për mungesën e informacionit. Gjithashtu eksperti Kadillari shtoi se dhjetëra shqiptarë janë mashtruar nga Crypto.

“Metodologjia që përdorin është shumë e re. Ne në këtë fazë kemi një popullatë që nuk ka shumë informacion, dhe grupe dashakeqëse janë shumë hapa para. Duhet në këtë aspekt edhe ndërgjegjësim apo informacion se çfarë janë kriptomonedhat ku duhet të investohet. Është e vërtet që një pjesë e kriptomonedhave janë rritur, por qytetarët duhet të kenë informacion sepse kanë ciklet e tyre. Duhet një kulturë bazike sepse nuk është një fabrikë parash. Premtojnë që do japim fitime. Pre të mashtrimeve kanë rënë me dhjetëra shqiptarë. Zakonisht bëhen pre ata persona që nuk kanë informim të mirë në këtë çështje që nuk ka eksperiencë me sipërmarrjen apo investime”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×