“Mashtrimet në zemër të Tiranës, kanë mbrojtje në nivele të larta”/ Kopliku: Po kërkohet 1 grup italianësh që janë shpërngulur në Shqipëri

Gazetari Taulant Kopliku ka ndarë detaje nga mënyra se si funksionojnë grupet e mashtrimit të rrjetit të Call Center.

Gjatë intervistës në “Studio24” në News24 Kopliku foli për aksionin që u zhvillua në Tiranë disa ditë më parë, duke thënë se ka informacione që kanë ‘mbrojtje në nivele të larta’ jo vetëm nga një polici i thjeshtë që arrijnë të veprojnë të pashqetësuar.

Gjithashtu Kopliku theksoi se një gjë e cila vlen për t’u veçuar është fakti se këta grupe ndërrojnë adresën si një mekanizëm për të humbur gjurmët.

Ai po ashtu tha se po kërkohen një grup italianësh që janë shpërngulur në Shqipëri.

“Call Center për nga shumat e fitimi i ka çuditur edhe vetë italianët. Këtu në zemër të Tiranës bëhej fjalë për një Call Center me 100 të punësuar që arrijnë të kapin shuma 20 deri në 30 milionë në muaj. Këto e ndërrojnë shpejt adresën, kështu humben gjurmët. Pavarësisht mbrojtjes që mund të kenë, informacionet e mia janë që ka policë që i ruajnë apo i tutelojnë ndoshta në nivele më të larta se një polici i thjeshtë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×