
Një nga pjesëmarrësit në Foltoren e organizuar në njësinë nr.4, iu drejtua Berishës me nota kritike duke i thënë se Rama nuk ikën me Foltore dhe fjalime.
Berisha iu përgjigj se demokratët do ta mbajnë bulevardin deri sa të largohet Rama.
“Duhet të përgatitemi, me bukë me vete, duke u rikthyer në bulevard. Ne jemi misionarë. Kur isha student, unë mahnitesha nga Nënë Tereza, nga e gjente forcën ajo.
Ajo shkonte merrej me ata që liheshin në shpresë të fatit, unë pata fatin ta njoh dhe e dini ku e kishte forcën ajo? Tek përqëndrimi në atë që besonte. Ndaj ne duhet të përqëndrohemi në realizimin e mësionit tonë, në realizimin me revoltë paqësore. Nuk ka forcë që e mban Edi Ramën, nëse ne nuk lëshojmë Bulevardin derisa ai të ikë, por jo me dhunë”, tha Berisha.
and then