“Miliona euro shpenzohen për propagandën qeverisë, kemi edhe satelitë”/ Gazetarja: Asnjë fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë teknologjike

Gazetarja ngriti Lindita Çela si shqetësim edhe mungesën e fushatave ndërgjegjësuese sa i përket sigurisë teknologjike.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, ajo theksoi se janë shpenzuar miliona euro për propagandën e qeverisë, por asnjë fushatë për të ndërgjegjësuar qytetarët se si të tregohen të kujdesshëm dhe qytetarët të mbrohen sa i përket teknologjisë.

“Format e mashtrimit fillojnë edhe me telegram, me një email, apo foto. Dhe në Shqipëri shqetësim është fakti se nuk edhe individët nuk janë të shqetësuar për t’u mbrojtur, por edhe institucionet nuk kanë një fushatë. Kemi spote që shpenzojnë miliona euro për cdo gjë që i shërben propagandës së qeverisë, po asnjë spot që të ndërgjegjësoje qytetarët për të mbrojtur telefonin e tyre. Por nuk kemi organet ligjzbatuese apo AKSHI, kemi çuar edhe satelitë, por nuk kemi asnjë spot se si të mbrohen qytetarët sa i përket teknologjisë”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×