Nuk përfshiu dënimin në Greqi, zbardhet formulari i vetëdeklarimit të gjyqtares Irena Gjoka

Teksa Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet dhe deklaroi se vendimi i dënimit nga autoritetet greke, është autentik, publikon formularin e vetëdeklarimit të gjyqtares e GJKKO-së, Irena Gjoka. Në formularin prej 7 faqe, Gjoka nuk ka deklaruar në asnjë rast se ka qenë e dënuar apo e hetuar në shtetin fqinj, Greqi.

Ndërkohë, formulari është shumë i detajuar pasi personi që e plotëson duhet të deklarojë nëse ka ndryshuar ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit; nëse është arrestuar apo proceduar penalisht brenda apo jashtë vendit; nëse është dënuar me vendim të formës së prerë brenda vendit apo edhe jashtë Shqipërisë apo edhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë për ta një urdhër ndërkombëtar kërkimi.

Sakaq, tashmë ‘topi’ i ka kaluar KLGJ-së e cila do të vendosë nëse do të shkarkojë apo jo gjyqtaren Irena Gjoka.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×