
Mjeku shqiptar që punon në Gjermani, Erion Dasho, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në QSUT, ku në reanimacionin e kirurgjisë ikën dritat.
Ai tha në programin e drekës në News24 se spitali duhet të sigurojë 2 linja sigurie për energjinë elektrike, që sigurojnë jetën e çdo pacienti.
“Më lejoni që të tregoj se si planifikohet mbarëvajtja në një spital. Në spital ka dy linja. Të cilat nëse dëmtohen, të cilat garantojnë energjinë, madje dhe pavionet, ku ndodhen të sëmurë në gjendje të rëndë, to pajisje qëndrojnë në punë edhe nëse ndërpritet energjia. Më pas është gjeneratori, nëse ndërpritet energjia, që hyn në funksionim. Dy linja të pavarura nga njëra tjetra. Jetën nga vdekja në disa raste e ndajnë disa sekonde. Ndaj këto pjesë të spitalit duhet të kenë mbështetje. Është e papranueshme që një qendër speciale, të kemi ndërprerje me minuta apo orë të energjisë elektrike. Kjo dëmton cilësinë e kujdesit, sigurinë e pacientet, pasi vihet në rrezik jeta e tyre. Pa energji vihet në pikëpyetje siguria e pacientit me aspirim apo me probleme kardiake. Jemi në një situatë ku një pavion i kujdesit intensiv apo dhe në reanimacion, pa energji, rrezikohet jeta e pacientëve. Kjo është e papranueshme si situatë. Spitalet në Gjermani nuk i drejtojnë patronazhistët, as klarinist. Në këto 13 vite që qeveri Rilindja, janë shkatërruar strukturat e QSUT. Ai që është komitet i sigurisë, kryen prova në çdo nënsistem të spitalit. Fiket një nga linjat dhe kontrollohet që të hyjnë në rol linja tjetër. As dritat e emergjencës në korridore në QSUT nuk funksionin.”, tha ai.
and then