QSUT pa energji, Meta ironizon situatën: Sukses i shëndetësisë falas dhe qindra milionë investimeve në sektorin energjitik

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen e së hënës në QSUT, duke rrezikuar jetën e pacientëve të ndodhur në reanimacion.

Meta ironizoi qeverinë teksa thotë se incidenti që vuri në rrezik jetën e njerëzve është një “sukses” i shëndetësisë falas, i koncesioneve korruptive por edhe miliona eurove të investuara në energjitikë.

“Ky është “suksesi më i madh” i shëndetësisë falas, i koncensioneve korruptive dhe i qindra milion euro investime në sektorin energjitik. Vjedhja skizofrenike, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve edhe në spitale, është kriminale.”, u shpreh kreu i PL.

QSUT reagoi pas incidentit duke thënë se ndërprerja ka qenë e përkohshme dhe se aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht.

Shefi i Shërbimit Anestezi Reanimacionit, Krenar Lilaj tha për mediat më herët sot se defekti ishte i rëndë por se jeta e pacientëve nuk u vu në rrezik. Ai u shpreh se pacientët me aparat të ventiluar janë të pajisur me ‘backup’, duke mundësuar funksionimin edhe pas ndërprerjes së energjisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×