
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shfaqur në publik si kurrë më parë, i veshur sportiv dhe duke luajtur basketboll. Ai priti të martën në Stamboll legjendën e basketbollit amerikan Shaquille O’Neal, në një takim që ka tërhequr vëmendjen dhe ka habitur opinionin publik.
Takimi u zhvillua në stadiumin Anadolu Efes, ku Erdogan dhe O’Neal u shfaqën në një atmosferë të çlirët dhe larg protokolleve zyrtare. Të veshur sportivë, ata gjuajtën disa herë në kosh dhe më pas shkëmbyen topa basketbolli të firmosur nga njëri-tjetri, duke dhënë një mesazh simbolik për miqësinë dhe sportin.
Prania e Shaquille O’Neal në Turqi nuk është e pazakontë. Ylli amerikan ka vizituar disa herë vendin vitet e fundit, jo vetëm për aktivitete sportive, por edhe për pasionin e tij për muzikën, duke performuar si DJ në Stamboll dhe Antalia. Takimi Erdogan–O’Neal u interpretua si një moment simbolik që bashkon sportin, kulturën dhe diplomacinë e butë, duke nxjerrë në pah rolin e sportit si urë lidhëse mes vendeve dhe figurave publike.
🏀🇹🇷 pic.twitter.com/pFlW4f8XTT
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 20, 2026
and then