
Ish-kandidatja për deputete e PD në listën e hapur të qarkut të Durrësit, Ilirjana Kuçana, deklaroi gjatë intervistës së saj në studion e News24, se dosja e AKSHI-t dhe çështja e Belinda Ballukut do të jenë fundi i Edi Ramës.
Sipas Kuçanës, sot shqiptarët i drejton jo Rama por Gys Agasi, ndërsa Balluku ndan tenderat me sms.
“Një zv/kryeministre e cila i bën karshillëk drejtësisë dhe një kryeministër që është vartës i Gys Agasit, këta janë ata që qeverisin shqiptarët”, tha ish-kandidatja për deputete. Ndërsa sa i takon opozitës, Kuçana tha se qytetarët presin akte të forta politike, sic është greva e urisë.
“Ata duhet të futen në grevë urie, të ngujohen në Kuvend për të treguar akte të forta politike, nuk bëhet politika me fjalë por me vepra.
Shqiptarët na pyesin po ju si opozitë cfarë do të bëni. PD duhet të rishikojë veten, duhet të ketë një ekip të shkëputur nga grupi parlamentar, nuk duhet që një grup njerëzisht të bëjnë gjithcka në PD”, tha Kuçana.
Ilirjana Kuçana: Opozita duhet të shohe strategjinë e saj, deputetët e PD duhet të tregojnë se në atë parlament nuk janë për interesin e tyre personal. Ata duhet të futen në grevë urie, të ngujohen në Kuvend për të treguar akte të forta politike, nuk bëhet politika me fjalë por me vepra. Shqiptarët na pyesin po ju si opozitë cfarë do të bëni. PD duhet të rishikojë veten, duhet të ketë një ekip të shkëputur nga grupi parlamentar, nuk duhet që një grup njerëzisht të bëjnë gjithcka në PD.
Për Berishën kam thënë se nëse ata në PD do të bëjnë sa cerekun e tij, ata që janë në grupin parlamentar, PD do të ishte në pushtet. Berisha duhet të bëjë atë që kërkojnë demokratët, riformatim, duan njerëz që të frymëzojnë, të motivohen.
Mendoj që çdo lloj lëvizje që ka të bëjë me demokratët i bën mirë PD.
Mendoj se Salianji dhe cdo individ që ka kontribuar në PD, I bën mirë PD. Nuk do të doja që PD të përjetojë çarje të dytë. PD duhet të hapet ndaj intelektualëve, figura të reja, ata që duan të bëjnë politikë publike jo personale.
Edi Rama është vartës i Gys Agasit, ky është kryeministri, të mendosh se shqiptarët drejtohen nga Gys Agasi dhe Belinda Balluku që shpërndan tenderat me mesazhe. Nuk ka socialistë që nuk e di se Edi Rama vjedh, por ata kërkojnë që opozita të ketë strategji.
Nuk e shpëton as ftesa e Trump Ramën, ne s’duhet të ikim nga sheshi para kryeministrisë.
and then