“Urdhër arrestet hidhen në kosh”/ Berisha: Balluku ka vjedhur popullin. Rama ka frikë ta shkarkojë sepse në momentin që ulet në bankën e të akuzuarve…

Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët në njësinë 4, u shpreh se misioni i PD dhe opozitës është shumë i rëndësishëm, shpëtimi i Shqipërisë nga diktatura.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek çështja e Ballukut duke thënë se ka vjedhur popullin e vet dhe se Rama nuk e lëshon.

“Sot një moment i veçantë për PD, opozitën dhe për vendin. Vij sot në një moment kur PD dhe opozita ndodhet para provës më të madhe, ndodhet para provës së përmbushjes së misionit të saj, shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim diktatorial. I llojit autoritat që e pranon pluralizmin por e shtyp atë. Më e keqja e të gjitha të këqijave është diktatura e bandave sepse nuk ka asnjë rregull. Asnjë ligj dhe nuk ka asnjë normë. Në dallim nga e para nuk ekzekuton, por kjo ekzekuton shpresën”, tha Berisha.

Berisha ngriti shqetësimin për largimin e shqiptarëve janë vendit, duke theksuar se marrin rrugët e botës për të ndërtuar ëndrrën e tyre, për shkak të keqqeverisjes.

“Nga 2018 deri sot, kemi më shumë vdekje se sa lindje. 49 % e jona sot është buzë varfërie ose në varfëri. Ballukun e mbron Edi Rama me të gjithë forcën e tij pavarësisht se ajo në historinë e këtij vendi nuk gjendet një e dytë. Përveç Ramës i parë që të ketë vjedhur popullin e vet sa ka vjedhur ajo. Tani urdhër arrestet, urdhër pezullimet hidhen në kosh. Unë ju them, a do ta shkarkojë apo jo është njëra anë, por imunitetin nuk ja heq dot, sepse në momentin që të ulet në bankën e të akuzuarës, ajo thotë kam zbatuar çdo urdhër nga ky dhe nuk gënjen. Në Ankara nuk e ka marrë Belinda Ramën me vetë, e ka marrë Rama me vete për të ndarë 50 mln euro, paratë e Tunelit të Llogarasë dhe këtu mbetën pa drita spitale e rrugët copë copë. Nga 67 miliard euro që ka administruar kjo qeveri hajdute 90 % i kanë vjedhur a shpërdoruar”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, dega 4, qytetarë dhe qytetare të kësaj lagjeje, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbështetësit e mia më të përzemërta.
I dashur zoti kryetar, i dashur Besart, Ilir, Klevis, mirëmbrëma dhe shumë përshëndetje.
Vij sot tek ju, në një moment jashtëzakonisht të veçantë për Partinë Demokratike, për opozitën, por edhe për vendin.
Vij sot në një moment kur Partia Demokratike dhe opozita ndodhet para provës më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Ndodhet para provës së përmbushjes së misionit të saj: shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim, i cili është një regjim diktatorial.
Jo i llojit totalitar që nuk pranon asnjë lloj opozite, i llojit autoritar që e pranon pluralizmin por e shtyp atë. Për një pjesë të mirë nga ju që kanë jetuar diktaturën komuniste, e kanë të qartë sa ajo ishte regjimi më opresiv, më shtypës që mund të imagjinohej.
Dhe në atë regjim, në rast se vendosje ta kundërshtoje, hapje me duart e tua dyert e burgut ose varrin tënd, ose internimin tënd.
Në diktaturat autoritare nuk ndodh kjo. Dhe ky është një dallim thelbësor. Diktaturat autoritare, në qoftë se je i vendosur, mund të qëndrosh i pamposhur, pavarësisht nga qëndrimet e saj. Por, në të dy rastet, pushteti është në duart e një njeriu.
Ata që i kanë analizuar dhe studiuar këto kanë gjetur se më e keqja e të gjitha formave të diktaturave, nuk është ajo që mbushte vendin me burgje dhe kampe. Më e keqja e të gjitha të këqijave është diktatura e bandave. Ata që e kanë studiuar e thonë këtë, është më e keqja sepse diktatura e bandave nuk ka asnjë rregull. Nuk ka asnjë ligj. Nuk respekton asnjë normë. Nuk respekton asnjë standard.
Ajo vërtet, në dallim nga e para, nuk ekzekuton, por kjo ekzekuton shpresën. Kjo është një shpresëvrasëse e pamëshirë. Dhe largon njerëzit sa asgjë tjetër nga Shqipëria, nga vendi.
Miq, nga viti 2014 gjer në vitin 2023, vetëm në hapësirën europiane, në Schengen, kanë emigruar 1 milion e 100 mijë shqiptarë. Nga të cilët rreth 700 mijë të rinj. Pra, rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë dot në Shqipëri. Marrin rrugët e Europës, rrugët e botës për të ndërtuar ëndrrën e tyre.
Dhe ne pakësohemi, pakësohemi, pakësohemi. Në çfarë shkalle? Pakësohemi në atë shkallë, saqë të gjithë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe çdo institut tjetër që merret me demografinë, shqiptarët i shikon si një komb në zhdukje.
Si një komb që sot kanë lindur atë numër fëmijësh që lindnin 100 vite më parë. Kur ata ishin në regjistra 700 mijë. Shqiptarët nga viti 2018 gjer sot, humbasin, mijëra e mijëra qytetarë ndahen nga jeta më shumë sesa lindin.
Në 10 vite, si kurrë dhe si asnjë vend tjetër, jemi plakur 10 vjet. Mosha mesatare jonë është rritur 10 vjet. Në 10 vite, vendi pra u boshatis nga shpresa.
Por në qoftë se në 2013-ën ne ishim njerëzit më të paguar, pak merrnim, nuk merrnim shumë, po më të paguar ishim se të gjithë këta që janë përreth nesh, përveç grekëve. Më të paguar se dhe bullgarët dhe rumunët.
Sot jemi më të keqpaguarit. Sot 49% e jona është buzë varfërie ose në varfëri.
Të dy diktaturat, ajo totalitarja dhe kjo autoritare, jetojnë dhe mbijetojnë se ato nuk lejojnë qytetarët të votojnë. Se procesin zgjedhor ato e kanë farsë. E kanë farsë. Në të dy diktaturat vota vdes para në kuti. Tek e para me dajre dhe daulle, tek e dyta me patronazhistë, me banda dhe forma të tjera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×