Vrasja e Jani Aliajt dje në burgun e sigurisë së lartë, media greke: Krimineli i njohur shqiptar i shpëtoi atentatit disa muaj më parë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Jani Aliajt dje në burgun grek.

Mediat greke kanë sjellë sërish në fokus vrasjen e personazhit të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare, i cili u sulmua dje për vdekje brenda burgut të sigurisë së lartë Korydallos në Greqi. Viktima, ndaj të cilit sipas burimeve ekzistonte një “urdhër vdekjeje”, kishte shpëtuar për mrekulli nga një atentat i ngjashëm rreth gjashtë muaj më parë, po në të njëjtin institucion penitenciar.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur një i burgosur grek 27-vjeçar, gjithashtu i konsideruar si kriminel i rrezikshëm, hyri në qelinë e tij dhe e goditi me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 49-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Viktima ishte arratisur vite më parë nga burgu i Korfuzit, pasi kishte përfituar leje dhe nuk ishte kthyer më. Ai u arrestua pas gati nëntë vitesh në kërkim dhe prej asaj kohe ndodhej sërish në burg.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se prej kohësh kishte informacione për kërcënime serioze ndaj jetës së tij, ndërsa rivalë të botës së krimit dyshohet se kishin porositur eliminimin e tij. Për këtë arsye, disa muaj më parë ai ishte vendosur në regjim mbrojtjeje, duke u mbajtur në një qeli të përbashkët me një ish-oficer policie të akuzuar për trafik droge.

Megjithatë, masat e sigurisë nuk rezultuan të mjaftueshme. Ditën e djeshme, bashkëburgosi grek arriti t’i shkaktojë goditje kritike në trup, nga të cilat 49-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet greke kanë nisur hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes, ndërsa po shqyrtohet edhe dështimi i protokolleve të sigurisë brenda një prej burgjeve më të ruajtura të vendit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×