Vrau dy persona në 1997-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

Gjykata Penale ka vendosur dënimin me 23 vite burg për Tomor Çelën, i akuzuar për vrasjen e dy personave gjatë ngjarjeve të vitit 1997.

Çela u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 2 qershor 2022, pas një periudhe të gjatë qëndrimi jashtë vendit.

Pas ekstradimit, ai kishte kërkuar rigjykim të çështjes, por trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi të njëjtin vendim të dhënë më herët, duke konfirmuar dënimin maksimal të shpallur ndaj tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×