“Bëra kallëzim me një gjyqtare që kishte me vete krimin e organizuar!”/ Kalaja: Jam marrë 30 muaj me çështjen e Irena Gjokës! Ajo që thamë u vërtetua

Pasi Prokuroria e Përgjithshme faktoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi. Avokatja Adriana Kalaja në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24 tha se i është dashur të merrej për rreth 30 muaj me këtë çështje dhe se kishte 8 dosje në zyrë. Gjithashtu ajo theksoi se situata nuk ishte e thjeshtë sepse sipas saj kishte përballë një shtetase delinkuente që kishte me vete krimin e organizuar pushtetin mafioz, narko-qeverinë edhe paratë e pistë.

“Nuk po argumentoheshin balancat negative një ditë përpara vendimit të KPA në gjithë sistemin gjyqësor u mor vesh që do shkarkohej, një ditë përpara komisionerja Irena Nino që zëvendësoi zotin Ballhysa heq dorë nga ankimimi duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe në kohë rekord KLGJ vendos komandimin e Irenës. E gjitha kjo ishte një lojë e qeverisë e pushtetit, ata që komandonin KPA dhe KPK sepse i duhej një gjyqtare e tillë për ta përdorur si kamikazë kundër opozitës siç e vërtet po edhe koha”, tha Kalaja.

Pjesë nga intervista në studio:

Adriana Kalaja: Unë mendoj që betejën morale e fitova. Nuk ishte një betejë e lehtë sepse nuk kisha përballë një gjyqtare, por kisha përballë një shtetase delinkuente që kishte me vete krimin e organizuar pushtetin mafioz, narko-qeverinë edhe paratë e pistë.

Pyetje: Dikur je shprehur se të ka kërcënuar?

Adriana Kalaja: Jo drejtpërdrejtë. Për mua kërcënimi më i madh ka qenë që e gjithë propaganda e llumit mediatik që paguhet nga inceneratorë që nuk punojnë se e gjithë kjo ishte e sajuar nga unë apo nga zoti Berisha. Pra flas se si mundohej të thuhej kjo është ‘kamikazja e Berisha; dhe nuk merren seriozisht akuzat që bën kjo. Më janë dashur 30 muaj të merrem me këtë çështje, kam 8 dosje në zyrë. Dje kam marrë edhe një material nga prokuroria e Përgjithshme ku konfirmohet dënimi i Irena Gjokës, por mbi të gjitha ky material janë përcjellë Këshillit të lartë Gjyqësor për vendimmarrje. Ajo që më bëri përshtypje ishte që dje KLGJ është shprehur se nuk na ka ardhur dosja, dhe mund të mendosh se ka edhe vonesë nga administrate apo edhe qoftë nga posta e rilindur. Unë kam një shkresë ku më thuhet se I janë dërguar KLGJ.  Ajo që më shqetëson është se nga korriku I 2025 janë vënë në dijeni Prokuroria, ministria e Drejtësisë dhe SPAK nëpërmjet meje se vendimi që ne kishim depozituar në SPAK ishte autentik. Pra ajo që ne thamë doli e vërtetuar.  Frika e Irenës ka qenë se nëse do deklaroheshin gjatë procesit të Vetting mund të ishte një arsye për të mos u zgjedhur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×