“Drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë”/ 15 vite nga “21 janari”, Rama: Katër viktimat nuk gjejnë dot paqe

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot “21 janarin” .

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe 15 vite pas asaj që e quan krim shtetëror, katër viktimat nuk gjejnë dot paqe pasi drejtësia nukë shtë vënë në vend.

“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×