
Pas përfundimit të një takimi në një hotel të qytetit të Vlorës, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka vijuar axhendën e saj me një ndalesë në zonën e hidrovorit në Akerni. Vizita është zhvilluar nën masa të forta sigurie dhe në shoqërinë e arkitektëve të njohur, ndërsa në terren ishin të pranishme edhe forca të shumta policie.
Burime bëjnë me dije se fokusi i ndalesës ka qenë vlerësimi nga afër i vijës bregdetare, hapësirave përreth dhe infrastrukturës ekzistuese, me synimin për të analizuar potencialin zhvillimor të territorit.
Akernia, që konsiderohet si fshati më i braktisur dhe izoluar pas viteve ’90, njihet si një zonë me mundësi të mëdha për investime strategjike dhe turizëm elitar, falë kushteve të favorshme natyrore dhe pozicionit të saj gjeografik. Këto elemente e bëjnë atë një destinacion tërheqës për projekte afatgjata që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe turistik. Ndërkohë vitet e fundit në këtë zonë, çmimi i pronave është rritur ndjeshëm, për shkak edhe të afërsisë me aeroportin e ri.
Prania e Ivanka Trump ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, ndërsa zona e Akernisë mund të jetë në fokus të investimeve të ardhshme me profil të lartë.
and then