
Situata në Qarkun Kukës paraqitet e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të borës me intensitet të ulët që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit.
Subjektet kontraktore kanë vijuar pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre, duke bërë të mundur që të gjitha akset rrugore nacionale të jenë plotësisht të qarkullueshme.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportohen problematika apo situata emergjente.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të disa zonave të izoluara. Aktualisht janë pa energji elektrike 13 abonentë në fshatin Gëdhesht, Njësia Administrative Malzi, 15 abonentë në fshatin Shtrezë, Njësia Administrative Topojan, Bashkia Kukës, si dhe disa abonentë në Njësinë Administrative Bujan, Bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm realizohet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.
Autoritetet mbeten në kontakt të vazhdueshëm dhe po ndjekin nga afër situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.
and then