Trafik i rënduar në Unazën e Madhe, automjete të bllokuar në radhë kilometrike

Qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe të kryeqytetit paraqitet mjaft i rënduar, me trafik kilometrik në segmentin nga Paskuqani deri në zonën e Casa Italia.

Sipas informacioneve nga terreni, fluksi i lartë i mjeteve ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve, ndërsa lëvizja është e ngadaltë. Ende nuk raportohet për ndonjë aksident, por ngarkesa e qarkullimit mbetet e lartë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×